Presidenti i klubit italian flet për Arlind Ajetin: Na intereson ta marrim në skuadër

Mbrojtësi kosovar, Arlind Ajeti, ka mundësinë konkrete për të vazhduar të qëndrojë në kampionatin italian të futbollit.

Lojtari i Torinos kërkohet nga skuadra e Crotones, e cila mbijetoi në elitën e futbollit italian në javën e fundit të sezonit të kaluar.

Kemi bërë disa lëvizje, por pritet të bëjmë edhe disa të tjera. Prioriteti mbetet një qendërmbrojtës. A mund të jetë Ajeti emri i duhur? Po, ai është një futbollist që na intereson”, ka deklaruar presindeti i Crotones, Raffaele Vrenna për “Calciomercato.com”.