Aksion i policisë në Laç, sekuestrohen dy granata, 120 rrënjë kanabis. Prangosen dy persona – Emrat

Një informacion operativ i siguruar nga policia kriminale pranë komisariatit të Kamzës, ka çuar në arrestimin e dy personave për mbajtje të granatave, kultivim të 120 rrënjë kanabis, detonatorëve shpërthyese dhe sende të tjera të paligjshme.

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se aktualisht policia ka arrestuar dy persona nga Laçi Agron dhe Tajson Tafa.

Ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë në këtë ngjarje.

Sipas burimeve të policisë, dy personat po survejoheshin pasi kishte informacion se ata po çonin drogë në një zonë të Tiranës.

Dy personat janë ndaluar në Kamëz, ndërsa gjatë kontrollit të një banese në zonën e Laçit, janë gjetur dhe sekuestruar dy granata, 7 kapsolla detonatori, 120 rrënjë kanabis dhe sende të tjera të paligjshme.

Aktualisht policia është në operacion e sipër, duke kryer kontrolle si dhe kqyrjen e aparateve telefonike për të mësuar rolin e personave të tjerë. /Elton Qyno/