EMRI/ Emërohet Drejtori i ri për Kufirin dhe Migracinonin për qarkun Tiranë
Edvin Ndreu, do të jetë Drejtor i ri i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin për qarkun Tiranë.
Gjithashtu mësohet se Drejtuese Silvana Alimadhi është transferuar në DPPSh dhe është emëruar në detyrën e Shefes së Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme.
Këto lëvizje vijnë në kuadër të ristrukturimeve dhe riorganizimeve të brendshme që po ndërmerr Policia e Shtetit pas emërimit të ministres së re të Brendshme, Albana Koçiu.
Burime pranë institucionit bëjnë me dije se ky është fillimi i një sërë ndryshimesh të tjera që pritet të prekin nivelet drejtuese.