U akuzua nga SPAK si zyrtar shteti/ Malltezi: Gjykata e Strasburgut nuk e kupton... kërkesë GjL-të për vendimin
Jamarbër Malltezi ka bërë publike një tjetër moment skandaloz nga procesi politik penal ndaj tij, i nisur nga SPAK dhe vazhduar nga gjykatat nën dirigjimin politik të kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar dhe hetuar si subjekt mbi bazën e një ligji neni, i cili nuk e prek, pasi asnjëherë nuk ka qënë zyrtar publik i shtetit shqiptar.
Në postimin e tij në Facebook, Malltezi thekson se Gjykata e Strasburgut po kërkon vendimin e Gjykatës së Larttë, ‘se nuk arrin të kuptojë sesi vendosi veç në bazë të emrit se një vit më vonë e njëjta treshe nxorri vendimin se ‘nëse nuk je zyrtar atëherë nuk mund të akuzojnë për atë nen’.
‘Gjykata e Strasburgut tani po kërkon vendimin e Gjykatës së Lartë se nuk arrin të kuptojë sesi vendosi veç në bazë të emrit se një vit më vonë e njëjta treshe nxorri vendimin se “nëse nuk je zyrtar atëherë nuk mund të akuzojnë për atë nen” Përballje me lolot e Edi Ramës’, shkruan Malltezi në Facebook.