Prokurori italian ngre alarmin: 'Ndrangheta' ia beson k*kainën shqiptarëve, vetë ka kaluar në nivel tjetër
Prokurori i njohur, Nicola Gratteri ka hedhur dritë mbi përfshirjen e klaneve shqiptare në rrjetet e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Në një intervistë të fundit për televizionin italian La7, ai kujton se bashkë me profesor Nicasio-n, kishin paralajmëruar këtë zhvillim që para 7-8 vitesh, kur perceptimi publik për mafien shqiptare kufizohej ndryshe.
Sot, sipas Gratterit, shqiptarët kanë kaluar në një nivel tjetër: ata janë kthyer në transportuesit kryesorë të tonelatave me kokainë drejt Europës, duke marrë nënkontrata nga vetë Ndrangheta, ndërsa kjo e fundit sipas tij fokusohet tanimë në pastrimin e parave.
Kjo analizë e prokurorit përputhet edhe me zbulimet e gazetarit investigativ italian Nello Trocchia, autor i librit “Të pamposhturit”, i cili ka dokumentuar me hollësi rolin në rritje të mafies shqiptare në skenën kriminale ndërkombëtare.
Pjësë nga intervista:
A keni patur raste ti takoni klanet shqiptare gjatë hetimeve tuaja?
Nicola Gratteri: Po, kjo është tendenca dhe do ta thoja me modesti, unë dhe profesori Nicasio e kemi shkruar 7-8 vite më parë në një nga librin tanë, kur njerëzit ende mendonin në imagjinatën e tyre , madje edhe hetuesit dhe prokurorët mendonin se mafia shqiptare ishte mafia e sulmeve në vila.
Në realitet, ne tashmë e kishim parë mes rreshtave, e kishim parë në rrjedhat e punëve të bëra në Amerikën e Jugut që Shqipëria ishte tashmë aty, shqiptarët ishin aty dhe tashmë kishin kontakte sepse një trafikant i njohur i Ndrangheta-s që frekuneton një, dy, pesë shqiptarë në lokalet e Kartagjenës apo Midelin-it me siguri nuk flasin për futbollin, motin, por për trafikun e kokainës.
Dhe sot ka të drejtë Inaggi, në 3-4 vitet e fundit mund të themi se transporti është marrë përsipër nga shqiptarët.
Ndrangheta po ja jeo me nënkontratë transportin e tonelatave me kokainë drejt Europës, kurse Ndangheta po kalon në një nivel tjetër, atë të pastrimit të parave, kurse pjesën materiale dhe atë më të rrezikshme po ia lë shqiptareve.