VIDEO/ Liverpooli mbetet ‘viktimë’ në Stamboll, fitojnë thellë Bayerni, Interi dhe Altetico

Surpriza e madhe e natës së parë të raundit të dytë të fazës së kampionatit të Champions League ndodhi në Stamboll, ku Galatasaray vendës mposhti 1-0 Liverpool-in me golin e Oismhen të realizuar nga pika e bardhe e penalltisë.

Nuk gabuan skuadrat e tjera ‘big’, që korrën fitore të thella. Kështu, Bayerni fitoi 1-5 në fushën e Pafos, Atletico e Madridi shkatërroi 5-1 Eintracht Frankfurtin, Interi iu imponua 3-0 Slavias së Pragës, ndërsa Marseja shkatërroi 4-0 Ajax-in. Chelsea u mjaftua me vetëm një gol për të mposhtur Benfica-n e Jose Mourinhos, ndërsa Tottenhami barazoi 2-2 në fushën e Bodo/Glimt.

Rezultatet:

Atl. Madrid  - Eintracht Frankfurt  5-1

Bodo/Glimt – Tottenham               2-2

Chelsea – Benfica                            1-0

Galatasaray – Liverpool                  1-0

Inter - Slavia Prague                        3-0

Marseille – Ajax                               4-0

Pafos - Bayern Munich                   1-5