SYRI TV/ Fermerët e Maliqit dëmtohen nga 'flutura', prodhimi lihet në toka e i hidhet në kanale
Nga SYRI TV
Fermerët e zonës së Maliqit, e njohur për prodhimin e madh të patates, këtë vit kanë dalë me humbje. Përveç mungesës së tregut dhe mbështetjes nga shteti, fermerët kanë theksuar se të mbjellat e tyre janë sulmuar edhe flutura, duke bërë që gjithçka kanë prodhuar të shkojë dëm dhe të mbetet në arë.
Ky vit ka qenë i vështirë për fermerët e zonës së Maliqit, pasi prodhimi i patates, kultura kryesore e zonës, ka dalë i dobët dhe me humbje të mëdha. Mungesa e ujit, temperaturat e larta dhe sëmundjet e patates kanë bërë që gjysma e prodhimit të prishet, ndërsa pjesa tjetër nuk ka gjetur treg për shkak të çmimeve të ulëta.
Shumë fermerë nuk e kanë shkulur fare pataten, sepse nuk u leverdis as të mbledhin, duke mbetur me borxhe dhe pa mbuluar shpenzimet për ilaçe e vaditje. Situata ka sjellë zhgënjim përballë një krizë të tillë.
Përgjegjësi i sektorit të bujqësisë në Bashkinë Maliq, Arben Dulellari, shpjegon se vitet e fundit është bërë problem përhapja e sëmundjes tek patatet për shkak të ndryshimeve klimatike. Ai sugjeron masa parandaluese dhe orientimin drejt varieteteve të hershme, më të përshtatshme për zonat me pak ujë dhe më të kërkuara në treg.
Megjithatë, për fermerët ky vit konsiderohet i humbur, pasi puna dhe shpenzimet kane shkuar dëm.