FOTO / Juventus ofron 40 milion euro për mbrojtësin e klubit spanjoll

Kampioni i Italisë, Juventus, është në kërkim të një qendërmbrojtësi, pas largimit të Leonardo Bonuccit, i cili u transferua te Milani.

Sipas Tuttosport, zgjedhja e parë e trajnerit Massimiliano Allegri është qendërmbrojtësi i Valencias, Ezequiel Garay.

Për shërbimet e argjentinasit Juventus ka bërë gati 40 milionë euro, ofertë kjo që pritet të pranohet edhe nga Valencia.

Në listën e Juventusit është edhe qendërmbrojtësi i Romës, Kostas Manolas.