‘Barazia gjinore’/ Pano: Pr.ligji, kancer që synon të shkatërrojë kulturën dhe shoqërinë tonë, 24 vende të BE-së s’e njohin!

Pastori Akil Pano, e konsideron spekulim dhe falsifikim të së vërtetës, projektligjin ‘Për Barazinë Gjinore’, që Ministria e Shëndetësisë ka hedhur për diskutim dhe që rrezikon të kthehet në ligj nga mazhoranca në Parlament.

I ftuar në edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, Pano tha se projektligji nuk ka asnjë lidhje me barazinë gjinore, teksa shton se gjithçka është bërë fshehurazi dhe pa konsultim publik duke e tërhequr nga konsultimi publik për shkak të zgjedhjeve të majit, për ta risjellë sërish në shtator.

Sipas Panos, projektligji është një investim i Soros dhe administratës Biden-Harris, të cilët e çuan SHBA-në një kaos, sa i përket idesë së gjinive.

Për Panon, kushti se ky projektligj është si pjesë e grup-kapitujve të BE, është i pavend, pasi 24 shtete anëtare të unionit nuk e njohin.

Kjo ngutje është spekulim dhe falsifikim i së vërtetës. Ky projektligj ëhstë kërkesë kryesore për progres raportin drejt BE-së. Në analizën tonë të punës, janë vetëm 3 vende  që e njohin këtë projektligj, Gjermania, Malta dhe Irlanda të cilat e njohin. 24 vende të tjera, njohin si referim përkatësinë gjinore binare, mashkull-femër. Projektligji s’ka lidhje me barazinë gjinore, jo vetëm deputetë të opozitës por edhe të mazhorancës, edhe anëtarë të qeverisë s’e njohin skandalin e vërtetë të propozuar prej tyre nga MSH për ta kaluar në parlament.

Afishimi është bërë para zgjedhjeve të majit, është tërhequr në fillim të prillit, është bërë gjithçka nën rrogoz, e maskuar pa diskurs publik e dijeninë e tyre, është pr.ligj i Soros, i administratës Biden-Harris që e çuan vendin në kaos total për idenë së gjinive. E gjitha kjo është aplikuar të ky projektligj. 

Problemi i 1, gjinia s’shihet më si gjini binare, sikur e njohin 24 vendet e BE-së, s’është kusht nga BE, historia  e kushtit lidhet me faktin se janë investuar qindra miliona dollarë për agjendën e ëolk-izmit të Shqipërisë. Gjinia, përkatësi e shumëfishtë, si përkatësi e shumëfishtë dhe e ndërthurur.

Në pr.ligj parashikohet ndryshimi i gjuhës, me ndjeshmëri gjinore, që nga institucionet e parlamenti, Këshilli Bashkiak, Gjendja Civile...edukimit. E gjithë historia është ndërhyrje kirurgjikale në kulturën e popullit, këta duan ta sjellin në Shqipëri përmes pr.ligjit. Ky realitet është kancer, trup i huaj që synon të shkatërrojë dhe t’i japë një formë tjetër kulturës sonë, që është si normë në shoqëri.