LSI tjetër reagim për rritjen e çmimit të ujit

Këshilltarët e LSI-së vijnë me një tjetër deklaratë para nisjes së mbledhjes së bashkisë së Tiranës, ku do të votohet mes të tjerash projekti i bashkisë për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm.

Eriona Bixha, këshilltare e LSI, tha se Lëvizja Socialiste për Integrim pret seriozitet e korrektesë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Presim seriozitet dhe korrektese nga Bashkia, jemi pjesë e shqetësimit qytetar”, u shpreh ajo për mediat para bashkisë, ku po zhvillohet edhe një protestë. Qytetarët janë kundër rritjes së çmimit të ujit.