E duan Interi dhe Barcelona, por ja ku do të luajë Nainggolan në sezonin e ri

Radja Nainggolan ka marrë vendimin për të rinovuar me Romën. “Sky Sports” raporton se Radja Nainggolan do të vazhdojë të jetë pjesë e Romës edhe për sezonin e ardhshëm.

Pavarësisht thashethemeve të shumta që e kanë vendosur në skuadra të ndryshme në Europë, idhulli i tifozërisë verdheblu do të jetë edhe të paktën për një vit në “Olimpico”.

Inter ishte më i interesuari për belgun, por dhe Barcelona shfaqi interes, i cili u shtua me problemet që po i shfaq Neymar.