Policia spanjolle godet bandën shqiptare të drogës, sekuestrohen 300 kg kanabis dhe 500 mijë euro

Autoritetet spanjolle në Almeria, goditëm një grup kriminal, që merrej me kultivimin e kanabisit, ndërsa në pranga ranë tre shqiptarë.

Mediat në Spanjë, shkruajnë se kultivimi i kanabisit bëhej në disa banesa dhe në një zonë malore, larg qendrave të banimit, e cila ruhej me kamera sigurie dhe ishte e rrethuar me gardh elektrik.

Ndërsa nga kontrolli i një banese, u gjet, një tunel nëntokësor, që po përgatitej për një plantacion kanabisi të brendshëm.

Pasi aktiviteti i policisë u përqendrua te grupi kriminal, një plantacion i dytë u zbulua në komunën "Felix", e cila kishte masa të ngjashme sigurie.

Në të njëjtën banesë, u gjetën drita LED me fuqi të lartë dhe materiale të ndryshme të përdorura për kultivimin e kanabisit. Në pranga ranë tre shqiptarë.

Gjatë aksionit u sekuestruan 300 kg kanabis me vlerë më shumë se 500,000 euro, si dhe pajisje të ndryshme të nevojshme për këtë lloj kultivimi.

Hetimi mbi operacionin zbuloi ekzistencën e një organizate ndërkombëtare, duke lokalizuar një rrjet kriminal me origjinë shqiptare me seli në komunën e Roquetas de Mar dhe të lidhur me trafikun e drogës.

Anëtarët e saj ishin shumë profesionistë në nivel ndërkombëtar dhe tashmë janë dënuar për vepra të ngjashme penale në vende si Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova./ La Voz de Ameria.