E para nga familja mbretërore/ Princesha holandeze e kurorës, Amalia nis shërbimin ushtarak

Princesha holandeze e kurorës Amalia ka filluar stërvitjen e saj ushtarake, njoftoi të martën shtëpia mbretërore në Hagë.

Vajza 21-vjeçare e Mbretit Ëillem-Alexander dhe Mbretëreshës Máxima, filloi karrierën si marinare e klasit të tretë në marinë, dhe si ushtare e klasit të tretë në ushtri dhe forcat ajrore.

Ajo po e kombinon këtë trajnim me studimet e saj të drejtësisë në Amsterdam.

Amalia është gruaja e parë nga familja mbretërore që shërben në ushtri.

Stërvitja zakonisht fillon me disa javë stërvitje bazë ushtarake që përfshin shumë ushtrime fizike.

Megjithatë, kjo pjesë është shtyrë pasi Amalia theu krahun nga një rënie nga një kalë në qershor. Ajo fillimisht do të fillojë me pjesën teorike të trajnimit në departamentin administrativ të Ministrisë së Mbrojtjes. DPA News.