SYRI TV/ Konstituohen 5 komisione parlamentare! Bylykbashi: Ligjet të miratohen për qytetarët, jo Ramën e oligarkët

SYRI TV

5 komisione parlamentare u konstituuan këtë të  martë në Kuvend. Komisioni i Ligjeve, i Shëndetësisë, Bujqësisë, Komisioni i Jashtëm dhe ai i Burimeve natyrore, nisën zyrtarisht punimet. Nuk munguan debatet dhe përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës, kryesisht tek ‘Ligjet’ ku deputetët demokrat hodhën akuza për rrëmbim kompetencash nga komisioni i përhershëm i Fatmir Xhafajt. Opozita kërkoi që ligjet të miratohen për qytetarët jo për Ramën e Oligarkët. Debate pati edhe në komisione tjera, që lidhen kryesisht me shkeljen e rregullores nga mazhoranca e ngushtimi i hapësirës së opozitës në Kuvend.

Pesë komisone parlamentare nisën zyrtarisht punën  në Kuvend. Në konstituimin e Komisonit të Ligjeve, Shëndetësisë, Bujqësisë, Komisionit të Jashtëm dhe atij për burimet natyrore nuk munguan debatet mes mazhorancës dhe opozitës.

Më të forta debatet ishin në Komsionin e Ligjeve të drejtuar nga Ulsi Manja. Nënkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi  deklaroi  se ky komision nuk duhet të shërbejë si furrë që miraton ligje brenda 5 minutash në favor të qeverisë dhe oligarkëve. Deputet e opozitës ngritën edhe shqetësimin për raportimin e institucioneve të drejtësisë te Komsioni i Xhafajt, në kohën kur tagrin e ka Komisioni i Ligjeve. Ata e cilësuan këtë si të panevojshëm, e rrëmbim kompetencash.

‘Ky komision ka përdetyrë ti shërbejë interesit publik e jo interesit të kryeministrit dhe klientëve të tij. Ju kanë hequr një seri kompetencash” tha Bylykbashi.

Debate  pati edhe tek Komisioni i Bujqësisë, për mungesën e subvencioneve të qeverisë ndaj fermerëve dhe braktisjen e këtij sektori.

Në Komisionin e Jashtëm vëmendje mori Lufta në Gazë, si dhe mbështetja që Shqipëria duhet t’i japë Kosovës dhe integrimi në BE.  deputetët demokratë ngritën për ngarkesën që  ka ky komsionin pas shkrirjes së ‘Integrimit’  dhe  ngushtimit të hapësirës së opozitës në jetën parlamentare.

Ndërsa tek Shëndetësia, kryetar i komisonit që drejtohet nga opozita, Bardh Spahia tha se do të bëhet gjithçka për transparencë dhe llogaridhënie për abuzimet dhe vjedhjet në këtë sektor.

Në  komisionin për Burimet natyrore, u kërkua më shumë vëmendje nga qeveria për mjedisin,  ndërsa u denoncuan skemat korruptive me inceneratorët, duke bërë thirrje për përgjegjësi dhe jo propagandë.