Plani i Paqes/ Trump: Hamas ka 4 ditë kohë për t’u përgjigjur, refuzimi do të jetë i trishtë për ta!

Presidenti amerikan, Donald Trump është shprehur se Hamasa ka 4 ditë kohë për ‘iu përgjigjur planit të tij të Paqes në Gaza, thuajse 24 orë nga publikimi i tij në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Duke folur në Virxhinia me udhëheqës të lartë ushtarakë, Trump tha se në rast refuzimi, Hamasin e pret një fund i trishtë.

Hamasi ka "tre deri në katër ditë" për t'iu përgjigjur planit me 20 pika për t'i dhënë fund luftës në Gaza, është shprehur Trump.

Ai shton se "të gjitha vendet arabe, vendet myslimane janë të gjitha të regjistruara. Izraeli është i gjithë i regjistruar". Nëse Hamasi nuk e nënshkruan marrëveshjen, Trump thotë se "do të jetë një fund shumë i trishtueshëm".

I pyetur se si mund të duket reagimi i Izraelit nëse Hamasi e refuzon marrëveshjen, Trump thotë se do ta lërë Izraelin "të shkojë dhe të bëjë atë që duhet të bëjë, dhe ata mund ta bëjnë këtë mjaft lehtë". Megjithëse nuk jep detaje specifike.

Hamasi ka “paguar një çmim të madh”, thotë presidenti amerikan, duke shtuar se udhëheqja e tyre është “vrarë tri herë të ndryshme”.

"Me Hamasin, është shumë e thjeshtë", thotë ai, "ne duam që pengjet të kthehen menjëherë dhe duam sjellje të mirë."

Në një konferencë për shtyp me Netanyahun dje, Trump tha se do t’i jepte Izraelit “mbështetjen e plotë për të bërë atë që do të duhej të bënte” nëse Hamasi e refuzon marrëveshjen./ BBC.