VIDEO/ Vodhi xhiron e dyqanit duke kërcënuar shitësen me thikë, në pranga 31-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i dyshuar për dy vjedhje të shumave të parave në dy dyqane në kryeqytet. Advertisement -

Në njërin prej rasteve, autori ka kërcënuar shitësen me thikë për t’i marrë xhiron ditore.

Sipas policisë, e gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqanit, ku shihet i dyshuari, Shkëlzen Zyryqi, teksa shtyhet me shitësen dhe, nën kërcënimin e thikës, merr paratë.

Arrestimi i tij është bërë në kuadër të operacionit policor të koduar “Targeti”, që ka si qëllim zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura gjatë dy muajve të fundit në Tiranë.

Policia bën me dije se Zyryqi dyshohet se më datë 03.09.2025, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke kanosur shitësin me mjet prerës (thikë) si dhe më datë 28.08.2025, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan në rrugën “Skënder Kosturi”.

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të jenë kryer nga i dyshuari.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Vjedhja”.