FOTO / Gjici sjell trajner te Kukësi idhullin e tifozërisë shqiptare

Kthehet në “show” të mirëfilltë zgjedhja e trajnerit të ri te skuadra e Kukësit. Presidenti Safet Gjici, pasi ka vendosur të mos konfirmojë Ernest Gjokën dhe ka parë t’i largohet Skënder Gega, kërkon një emër që të bëjë bujë në drejtimin e ekipit të tij.

Ai fillimisht ka biseduar me serbin Mlladen Milinkoviç, por së fundmi, i ka lindur një ide e re që padyshim do të shënonte një moment të rëndësishëm në historinë e këtij klubi, nëse do të bëhet realitet.

Sipas “Panorama Sport”, Gjici ëndërron që të bëjë trajner ish-kapitenin e përfaqësueses shqiptare, Lorik Cana, i cili nuk e ka fshehur që ka si synim në të ardhmen të fillojë një karrierë të re në trajning.

“Po, jemi në bisedime me Lorik Canën. Kaq mund të them”, ka pohuar Gjici.