SYRI TV/ ‘Përkthimi, kufijtë kohorë e gjuha’/ Lloshi ngre alarm për gabimet që po përsëriten
Aktiviteti “Përkthimi, kufijtë kohorë dhe gjuha”, bëri bashkë përkthyes dhe gjuhëtarë, të cilët diskutuan mbi sfidat e shqipes dhe përgjegjësinë e përkthimit si urë mes kulturave. Primo Shllaku, Xhevat Lloshi dhe Ilia Lëngu sollën reflektime kritike mbi mungesën e një shkolle përkthimi, pasaktësitë gjuhësore dhe domosdoshmërinë e njohjes së thellë të gjuhëve në këtë proces.
Syri TV
“Përkthimi, kufijtë kohorë dhe gjuha” ishte tema e diskutimit të organizuar në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, në bashkëpunim me Shoqatën e Përkthyesve Shqiptarë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkthimit. Ky takim u shndërrua në një reflektim mbi rolin e gjuhës dhe sfidat e përkthimit në Shqipëri.
Ndërkohë, gjuhëtari Xhevat Lloshi ngriti alarmin për gabimet që po përsëriten në përdorimin e shqipes.
Në vijim, përkthyesi Ilia Lëngu vuri në pah dimensionin profesional të mjeshtërisë së përkthimit.
Takimi solli një debat të thelluar mbi përgjegjësinë e përkthyesit, kufijtë e gjuhës dhe nevojën për të ruajtur pastërtinë e shqipes.