'Ai që organizon tubimin ‘Liria ka emër’, refuzon të miratojë në Parlament rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë!'

Nga Besart Xhaferri

Edi Rama, që deri dje përbetohej për Open Ballkanin, urdhëron deputetët e tij në Konferencën e Kryetarëve të mos pranojnë propozimin e Partisë Demokratike që Parlamenti të miratojë një rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë, një kërkesë që shtetit shqiptar ia ka bërë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ne nuk kishim asnjë dyshim që Edi Rama, njeriu që Portin e Durrësit e ka vënë në dispozicion të karteleve të drogës, që drejtohen nga miqtë e Arkanit, i cili dikur kryente masakra në Kosovë,  do ta refuzonte këtë rezolutë.

Pak ditë më parë, ai me gjuhën e etërve të tij shpirtërorë, bashkimin kombëtar me Kosovën e quante “marrëzi”, ndërkohë që është po ky njeri që kërkoi të na bashkonte me Serbinë përmes Open Ballkanit.

Ky hipokrit pretendon se po organizon në Tiranë një tubim për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ky njeri që nuk njeh flamur tjetër veç atij të LGBTQ dhe që, në luftën e Kosovës, bënte plazh nudo në Paris, por përdor padrejtësinë ndaj krerëve të UÇK-së për përfitimin e radhës politik.