Libri i Trocchia që zbuloi lidhjet e qeverisë Rama me mafien, jo rastësisht u botua në një nga shtëpitë botuese më prestigjoze në Itali
Gazetari investigativ italian Nello Trocchia, autor i librit “Mafia shqiptare të pamposhturit”, ka dhënë detaje të reja mbi një takim sekret mes përfaqësuesve të qeverisë Rama dhe trafikantëve të drogës, me në krye Artur Shehun në një ntervistë ekskluzive që u transmetua më 25 shtator në Syri TV nga gazetarja Alba Kepi.
Sipas Trocchia, takimi u zhvillua në vitin 2019 në ishullin Aruba, në zonën e njohur si Andille Romandessi, dhe fokusi ishte pastrimi i parave të narkotrafikut përmes investimeve në ndërtim në Tiranë. Gazetari deklaron se në takim ishin të pranishëm edhe ministra të qeverisë Rama dhe për këtë ekzistojnë përgjime që dokumentojnë diskutimet.
Po pse investigimi i gazetarit italian është nga më seriozët në këtë lëmi, siç është gazetaria investigative?
Serioziteti i Trocchia është i padiskutueshëm sepse: libri është botuar nga Rizzoli, një nga shtëpitë botuese më prestigjioze në Itali dhe pjesë e grupit editorial Mondadori, që ka botuar emra të njohur si Oriana Fallacci dhe Andrea Camilleri. Ky fakt tregon se nuk bëhet fjalë për një investigim të rastësishëm, por për një hetim profesional dhe serioz mbi lidhjet e politikës shqiptare me krimin e organizuar. Rrjeti Rizzoli ka gjithashtu shtrirje të gjerë në vendin fqinj, ku pothuajse në çdo qytet ka një library.
Kujtojmë se edhe prokurori italian Nikola Grateria e ka konsideruar të drejtë konstatimin e për kthimin e Shqipërisë në një “Narkoshtet”, dhe sipas Trocchia situata është edhe më serioze se aq.