SYRI TV/ Dëmtohet ura e bunës në Shkodër, thyhen dërrasat e bazamentit, rrezikon qytetarët

Ura e Bunës në Shkodër dëmtohet përsëri.

Dërrasat e urës janë thyer, duke krijuar hapësira mbi trase që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve. Këta të fundit kërkojnë ndërhyrje urgjente për mirëmbajtjen e urës.

Denis Bajraktari nga Shkodra na njeh me detajet.

Dërrasat, të cilat janë ndërruar disa herë gjatë viteve të fundit, janë thyer në disa pjesë, duke e bërë më të vështirë kalimin e qytetarëve përgjatë kësaj ure.

 

Vetë qytetarët ankohen për dëmtimin e urës dhe kërkojnë ndërhyrje, pasi lëvizja bëhet më e rrezikshme në këtë situatë.

Ky nuk është rasti i parë që dërrasat e urës dëmtohen, ndërkohë mungesa e investimeve afatgjata në strukturë po e çon këtë monument drejt degradimit të plotë.