EMRI/ Zgjidhet drejtoresha e re e ISHP-së
Dorina Toçi është zgjedhur drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik. Toçi do të zërë vendin e Eugena Tominit, e cila më parë ka kryer këtë detyrë.
Toçi më herët ka pasur detyrën si Përgjegjëse e Sektorit të Sëmundjeve Kronike në ISHP dhe shefe sektori në njësinë e performancës së Shëndetit Publik.Ndërsa Eugena Tomini u largua nga detyra pasi mori postin e zëvendësministres së Shëndetësisë.