Rama shpërfill sërish Gjykatën Kushtetuese, dërgon në Presidencë vakancën për Bashkinë e Tiranës

Edi Rama vazhdon të shpërfillë Gjykatën Kushtetuese.

Këshilli i Ministrave ka njoftuar Presidencën për vakancën në Bashkinë e Tiranës, pas shkarkimit të Erion Veliajt, edhe pse ky i fundit e ka ankimuar vendimin në Gjykatën Kushtetuese.

Në shkresën që mban datën 30 shtator, Presidenti Bajram Begaj njoftohet edhe për vakancat në 5 bashki të tjera të vendit, Vlora, Berati, Mati, Cërriku dhe Tepelena.

Kujtojmë se Erion Veliaj ka bërë një padi në Gjykatë Kushtetuese kundër vendimit për shkarkimin e tij.

Ai e akuzon Edi Ramën se ka shkelur Kushtetutën me këtë vendim.

Ndërkohë, dërgimi i kësaj çështje në Kushtetuese e bllokon procesin e shpalljes së zgjedhjeve të pjesshme.