VIDEO/ Gazeterja e Syri tv e pyet për Veliajn, Balla ikën me vrap
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka folur pas mbledhjes së konferencës së kryetarëve. Ndërkohë pasi i bëri reklamën e tij rilindjes dhe sulmoi opozitën për shumë minuta, është larguar me shpejtësi pas pyetjes së gazetares së Syri tv Ambrozia Meta për Erion Veliajn dhe ankimimin e tij në Gjykatën Kushtetuese.
Ambrozia Meta: Erion Veliaj ka ankimuar vendimin e Këshillit të Ministrave në Kushtetuese dhe kryeministri ka thënë që parlamenti duhet të gjejë mekanizmat dhe zgjidhje ligjore. Mazhoranca do të presë deri në fund të procesit në kushtetuese?
Taulant Balla: E kemi bërë gjithmonë rregull, madje ju vetë gazetarët ma keni kërkuar që kur dalim flasim për vendimet e konferencës së kryetarëve i referohemi vetëm vendimeve të konferencës së kryetarëve.
Ambrozia Meta: Pse kompleksoheni kur pyesim për Veliajn?
Taulant Balla ikën...