Kërkesa e PD për mocion me debat, Bardhi: Bilanci i vetëm i qeverisë është koncesioni i radhës, cilat para do të vidhen…

Mëngjesin e kësaj të marte rreth orës 09:00 është mbledhur Konferenca e Kryetarëve.
Atu po shqyrtohet edhe kërkesa e PD-së për zhvillimin e një mocioni me debat për programin qeverisës.

Kjo kërkesë me mocion për debat vjen, pasi PD pretendon se më 18 shtator në seancën plenare në cilën duhej të diskutohej programi qeverisjes, një gjë e tillë nuk u mundësua për shkak të trazirave që ndodhën.

Opozita akuzon mazhorancën për një skenar të menduar mirë për të pamundësuar debatin politik për programin qeverisës.

Nga kjo Konferencë pritet të shihet edhe qëndrimi i mazhorancës ndaj kërkesës së opozitës.

Kreu Grupit Parlamentar të PD mësohet të këtë deklaruar në takim se, “keni qenë ju që keni bertitur në Kuvend se opozita nuk don debat. Sot jeni ju që po e faktoni se kush nuk don debat, kush nuk ka një bilanc për tu përballur në debat, kush nuk ka një program të qartë për atë që e keni shpallur prioritet, pra antarësimin në BE”.

Bardhi: Bilanci i vetëm i qeverisë është ku do të udhëtojnë për takime, kujt do ti japin leje ndertimi, cili është koncesioni i radhës apo cilat para do të vidhen.

Konferenca e Kryetareve nuk vlerëson përmbajtjen e kërkesës për mocion. Konferenca vendos vetëm datën. Kërkesa është konform rregullores dhe ka një pikë. Aspiratën e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian. Keni qenë ju që keni bërtitur në Kuvend se opozita nuk don debat. Sot jeni ju që po e faktoni se kush nuk don debat, kush nuk ka një bilanc për tu përballur në debat, kush nuk ka një program të qartë për atë që e keni shpallur prioritet pra anëtarësimin ne BE. Nga njëra anë bërtisni se kemi krijuar jo normalitet në kuvend nga ana tjetër refuzoni debatin.

Gjithashtu sot nisin punën edhe komisionet parlamentare.

Komisioni Parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme
Komisioni Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
Komisioni Parlamentar për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Ushqimin
Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Komisioni Parlamentar për Burimet Natyrore dhe Infrastrukturën