‘Kulla e dorëzimit’/ Kopliku: Beci dhe PS po i vënë vulën për ta kthyer Shkodrën në një qytet pa identitet

Ish-kandidati për deputet nga PD në Qarkun Shkodër, Tedi Kopliku, i ftuar në KAFE SHQETO në SYRI TV, ka folur për prapaskenat e ndërtimit të kullës 35 kate në qytetin e Shkodrës.

Kopliku e quajti ‘kulla e dorëzimit’ dhe Benet Beci, si negociatori i dorëzimit të qytetit, pasi narrativa e tij ndaj qytetarëve kur erdhi si kryebashkiak i Shkodrës ishte që ‘ose jepjani PS-së qytetin ose nuk do merrni fonde as sa ka marrë Leskoviku’.

‘Ka shumë absurditete në historinë e asaj kullës. Jemi të shqetësuar sepse nqs qyteti do të zhvillohet me kulla, ka zona të tjera si zona e Dobraçit, Shtojit. Nuk ndërtohet kullë në zonën historike. Kemi të bëjmë me qytetin me shpopullimin më të madh në Shqipëri. 35% e popullsisë së Shkodrës është larguar dhe këtu u dashka një investim 35 kate kullë.  

Është dhënë 100 mijë m2 leje ndërtimi në Shkodër sapo ka ardhur negociatori i dorëzimit. Këta po i vënë vulën për ta kthyer Shkodrën në një qytetet pa identitet, si Durrësi, Vlora apo Tirana’, u shpreh Kopliku.

Kopliku: Unë e kam quajtur ‘kulla e dorëzimit’ sepse Benet Beci erdhi në Shkodër si negociator i dorëzimit të qytetit. Narrativa e tij ishte, ose na jepni PS-së qytetin ose nuk do të merreni fonde aq sa ka marrë Leskoviku. Shqetësimi për kullën, e para është e paligjshme pasi është kundër planit vendor të territorit në vitin 2017 dhe ajo zonë lejon maksimumi 9 kate ndërtim.

Gjatë drejtimit të zonjës Ademi dhe zotit Spahija është refuzuar si ndërtim edhe pse në fillim kanë kërkuar një ndërtim 9 kate aty dhe është refuzuar sepse shkonte kundër infrastrukturës pasi është zonë historike.

Kulla ndodhet në qendër të qytetit dhe është prishur një pjesë e turizmit por edhe aty është bërë një pjesë shtesë si padashje. Në Theth bëhet terror për një pllakë më këtej një më andej.

Ka shumë absurditete në historinë e asaj kullës. Jemi të shqetësuar sepse nqs qyteti do të zhvillohet me kulla, ka zona të tjera si zona e Dobraçit, Shtojit. Nuk ndërtohet kullë në zonën historike. Kemi të bëjmë me qytetin me shpopullimin më të madh në Shqipëri. 35% e popullsisë së Shkodrës është larguar dhe këtu u dashka një investim 35 kate kullë.  

Është dhënë 100 mijë m2 leje ndërtimi në Shkodër sapo ka ardhur negociatori i dorëzimit.

Këta po i vënë vulën për ta kthyer Shkodrën në një qytetet pa identitet, si Durrësi, Vlora apo Tirana.

Shkodra është ruajtur prej drejtimi të PD-së pasi nuk kanë dhënë leje ndërtimi në zona të mbrojtura.