Del Piero kthehet në ‘Allianz Stadium’, tifozët e Juves në delir

Alesandro Del Piero ka vizituar “Allianz Stadium”, në sfidën ku Juventusi u përball me Atalantën duke rikthyer emocione të mëdha tek tifozët e Juventusit.

Prezenca e legjendës së “Zonjës së Vjetër” ndezi tribunat dhe rrjetet sociale.

Mes mesazheve që shpërthyen online: “Kemi nevojë për ty, kapiten!”, “Mirë se erdhe në shtëpi”, “Jepini titullin President”, dhe “Mungon si ajri”.

Fansat e pritën me ovacione të zjarrta, duke treguar lidhjen e veçantë me ikonën e skuadrës.

 Ky rikthim simbolik konfirmon vendin e Del Piero në historinë e Juventusit dhe dashurinë që ai ka për klubin dhe tifozët.

Një moment i paharrueshëm që lidhi të kaluarën me të tashmen e klubit torinez, që vijon të jetë në kërkim të lojtarëve lider, që luajnë për fanellën, fenomen i cili vit pas viti jo vetëm në futbollin Italian por edhe në atë botëror po zhduket.