Thyhen akujt? Trump ‘i shtrin dorën’ Iranit: SHBA-të duan të shkojnë mirë me Teheranin...

Teksa marrëdhëniet SHBA-Iran janë mjaft të tensionuara, pas bombardimit të objekteve bërthamore, Presidenti amerikan Donald Trump kërkon të thyejë akujt me Teheranin.

Në deklaratën për media nga Shtëpia e Bardhë ndërsa prezantonte Planin e Paqes për Gazën dhe ngritjen e një organi ndërkombëtar mbikëqyrës së bashku me vendet arbae, Trump tha se SHBA-të duan të shkojnë mirë me Iranin.

Teksa e vuri theksin në marrëveshjet e Abrahamit, Trump u shpreh “Dhe kush e di, ndoshta edhe Irani mund të hyjë atje".

"Mendoj se ata do të jenë të hapur për këtë," thotë Trump.

"Në një moment të caktuar, Irani do të jetë anëtar i marrëveshjeve", thotë ai, duke shtuar se kjo do të ishte një "gjë e shkëlqyer për ta ekonomikisht".

Referuar kontekstit, Marrëveshjet e Abrahamit ishin një seri marrëveshjesh të arritura në vitin 2020 që panë disa vende arabe të formalizojnë marrëdhëniet e tyre me Izraelin dhe të bien dakord të bashkëpunojnë me të, duke përfshirë sektorët e sigurisë dhe inteligjencës.