Reijnders: City një hap përpara nga çdo perspektivë, tren që kalon vetëm një herë

Tijjani Reijnders, një nga lojtarët më të spikatur të sezonit të kaluar, po shkëlqen në Premier League me Manchester City-n, por nuk harron kohën e tij te Milani. Mes emocioneve, ai tregon se largimi nga klubi ku fitoi përvojën e madhe ishte i vështirë:

"Ishte vërtet e vështirë të largohesha nga Milani sepse kisha një raport të shkëlqyer me të gjithë. Me tifozët, shokët e skuadrës, stafin… gjithçka e bëri largimin tim emocionalisht të vështirë. Por kur më kontaktoi Manchester City, nga pikëpamja sportive ishte vendimi më i mirë për mua," tha holandezi për Milanews.

Ai gjithashtu komentoi mbi diferencat mes klubeve:

"Nëse shikojmë vitet e fundit të dy klubeve, City është një hap përpara nga çdo perspektivë. Mjafton të shohësh numrin e trofeve që kanë fituar. Përveç kësaj, aty ka një trajner të madh dhe lojtarët e klubit flasin vetë. Unë kam një lidhje të madhe me Milanin, por disa trena kalojnë vetëm një herë…"

Reijnders thekson se, megjithëse zemra i mbetet te kuqezi, mundësitë që ofron City ishin të pamundura për t’i refuzuar, duke bërë këtë hap një zgjedhje strategjike për karrierën e tij.