Konferenca në Shtëpinë e Bardhë/ Trump: Netanyahu pranoi planin USA të paqes për Gazën! Nëse Hamas pranon...
Presidenti Donald Trump dhe kryeministri Benjamin Netanyahu ndodhen në konferencë për median.
Trump tha se “Marrëveshja quhet Paqe për Lindjen e Mesme”.
Donald Trump falënderoi gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë Benjamin Netanyahun për “pranimin e planit amerikan të paqes” për Gazën.
Nëse pranohet nga Hamas, propozimi ynë parashikon lirimin e menjëhershëm të pengjeve, brenda jo më shumë se 72 orësh,” tha Donald Trump gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me Benjamin Netanyahun.
Plani
Nëse palët pranojnë propozimin e Donald Trump për Gazën, pengjet në duart e Hamasit do të lirohen brenda 72 orëve, të gjallë ose të vdekur. Si pjesë e shkëmbimit për lirimin e pengjeve izraelite, Izraeli do të lirojë 250 të burgosur palestinezë, Nënvizohet në planin e Donald Trump për Gazën.
Rifillimi i ndihmave humanitare për Gazën në bashkëpunim me Kombet e Bashkuara është një nga pikat e përfshira në planin e paqes së Donald Trump, i publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
“Sapo të pranohet kjo marrëveshje, ndihmat do të dërgohen menjëherë në Rripin e Gazës. Të paktën, sasia e ndihmave do të jetë në përputhje me marrëveshjen e 19 janarit 2025 për ndihmat humanitare, duke përfshirë rindërtimin e infrastrukturës (ujë, elektricitet, kanalizime), rindërtimin e spitaleve dhe furrave, si dhe hyrjen e pajisjeve të nevojshme për pastrimin e rrënojave dhe hapjen e rrugëve,” thuhet në dokument.
Ne perditesim...