Torino, Asllani: Do të mundohemi të luajmë një ndeshje agresive, po përshtatem me lojën me dy mesfushorë
Kristjan Asllani, mesfushor i Torinos, dha disa deklarata për DAZN para ndeshjes kundër Parmës, e vlefshme për javën e pestë të Serisë A. Futbollisti shqiptar foli për qasjen taktike të skuadrës dhe përshtatjen e tij me sistemin e ri të lojës.
Si do të përballoni këtë ndeshje kundër Parmës?
“Me skuadrat më të forta gjithmonë është më e vështirë, por ne gjithmonë do të mundohemi të bëjmë këtë presing. Do të përpiqemi të luajmë ‘njeri më njeri’, sepse kjo na është kërkuar nga trajneri. Pra, sigurisht duhet të bëjmë një ndeshje agresive dhe gjithashtu të përmirësohemi me topin, por me kalimin e kohës mendoj se do ia dalim.”
Ti ke ardhur nga një sistem me tre mesfushorë, nga Empoli tek Interi duke luajtur si ‘playmaker’. Si po shkon kalimi te mesfusha me dy lojtarë?
“Po, sinqerisht gjithmonë kam preferuar të luaj me tre mesfushorë dhe të jem pika e ulët, por tani po luajmë me dy dhe po ndihem mirë. Sigurisht duhet të përmirësohem, sepse është diçka e re për mua, veçanërisht në fazën mbrojtëse, sepse duke luajtur me dy dhe ‘një kundër një’ duhet të ndjek të gjithë fushën me mesfushorin tjetër. Por jam i kënaqur dhe do të përpiqem të përmirësohem nga ndeshja në ndeshje, sepse kjo është shumë e rëndësishme.”