Më në fund foli Zegjineja: Ofenduat Programin dhe Diellën – Si të ishin qenie të gjalla!!

Deputetja Partisë Socialiste, Zegjine Çaushi mbajti sot fjalën e parë në Parlament. Më në fund, se e kishim parë gjatë fushatës të këndonte e të recitonte nëpër rrugët e Fier, ajo foli. Siç duket akademia e socialistëve i kishte bërë mirë. Se kësaj here nuk recitoi po u mundua të thotë diçka që edhe vetë nuk e perceptonte dot.

“Jeni  marrë vetëm  me ofendime për programin,  për diellën e për çdo gjë tjetër. Ishit ju që e kthyet atë seancë të parë plenare,  që ne deputetët të rinj mezi po e prisnim, ju  arritët ta kthenit në kaos”, tha ajo.

Kështu për Zegjinenë, edhe programi edhe Diella janë qenie të gjalla që ofendohen. Ndërsa ata që kishte rrotull që i përkasin rilindjes nuk u kuptua nëse ishin ofenduar apo jo që Peleshi nuk mbajti seancë dhe askush nuk pati të drejtë të fliste. Se i përdorën kartonat edhe për programin por edhe për Diellen e Zegjinesë.

Por lajmi i mirë është se Zegjineja foli dhe tha diçka...