Zbardhet vrasja në Salari e Italianit, në kërkim vlonjati, makina i gjendet në mal
Nga Elton Qyno/
Është zbardhur ngjarja e rëndë e ndodhur në Salari të Tepelenës, ku mbeti i vrarë biznesmeni italian, Edoardo Sarchi.
Policia dhe prokuroria e Gjirokastrës, kanë shpallur në kërkim një person nga një fshat i Vlorës, si autor i dyshuar i vrasjes.
Makina e autorit të krimit është gjetur gjatë kontrolleve në mal, e cila ishte fshehur në një vend me degë peme.
Policia, aktualisht po ushtron kontrolle në banesën e dyshuar të krimit dhe disa banesa të tjera në një fshat të Vlorës.
Motiv i ngjarjes dyshohet se është konflikti për dritat e gjata dhe një parakalim me makinë.