Mbrojtësi i Hoffenheim, Albian Hajdari lë Zvicrën, zgjedh të përfaqësojë Kosovën

Qendërmbrojtësi Albian Hajdari duket se ka zgjedhur ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar.

Ylli i Hoffenheimit ka ndjekur rrugën e Leon Avdullahut, për t’u bërë lojtari i radhës që do të mbrojë fanellën dardane.

Siç raporton gazeta e madhe zvicerane “Blick”, Albian Hajdari ka vendosur përfundimisht t’i bashkohet Kosovës.

“Pas largimit të Eman Kospos dhe Leon Avdullahut, një tjetër talent zviceran po e ndryshon kombëtaren. Pavarësisht disa thirrjeve të kombëtareve, Albian Hajdari e ka zgjedhur Kosovën”, njofton "Blick".