I prishin shtëpinë pa i dhënë dëmshpërblimin, qytetari prish mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Vlorës
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Vlorës, ku një qytetar ka ndërhyrë me forcë duke e prishur takimin dhe duke akuzuar bashkinë se e kanë mashtruar, pasi i kanë prishur shtëpinë dhe nuk e kanë dëmshpërblyer.
Nga pamjet e ardhura në redaksinë e SYRI-t, dallohet shtetasi David Dano, i cili në një prononcim pas ngjarjes, thekson se janë një lagje e tërë, 25 persona, të cilëve u janë prishur shtëpitë dhe nuk kanë marrë dëmshpërblimin.
Prishjet e banesave kanë ndodhur në zonën që ndodhet në rrugën që lidh Portin e Vlorës me rrugën Transballkaniken.
Më pas shtetasi David Dano është shoqëruar nga policia.