'Raporti i DASH’, Balliu: Shqipëria nuk ka zhvillim për sa kohë qeveria është në shërbim të karteleve
Deputeti Klevis Balliu, në një video të ndarë në rrjetet sociale, ka komentuar situatën aktuale në vend, duke u ndalur kryesisht te çështjet e korrupsionit dhe lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar.
Ai thekson se raportet e fundit ndërkombëtare, përfshirë edhe atë të Departamentit Amerikan të Shtetit, vërtetojnë denoncimet që ai dhe kolegët e opozitës kanë bërë prej vitesh, duke e paraqitur qeverinë si një strukturë që nuk shërben interesin e qytetarëve, por përfitimet e grupeve kriminale.
Në video, Balliu shprehet se ndërsa shqiptarët përballen me vështirësi ekonomike, rritje të çmimeve dhe mungesë shërbimesh bazë, pushtetarët vazhdojnë të mbushin xhepat e tyre me miliarda, duke legjitimuar kështu një skemë të thellë kriminale që ka prekur të gjitha nivelet e shtetit.
Ai gjithashtu nënvizon se kjo gjendje ka penguar zhvillimin e vendit dhe sigurinë e qytetarëve, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet ku paratë e drogës dhe aktivitetet kriminale përfshijnë sistematikisht ekonominë dhe politikën.
Deklarata e plotë:
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit konfirmoi atë që kemi denoncuar prej vitesh.
Qeveria Rama pastron paratë e drogës në kullat e Kryeqytetit; kjo skemë kriminale ka rritur çmimet e banësave, duke i bërë të papërballueshme për qytetarët, ndërsa pushtetarët mbushin xhepat e tyre me miliarda.
Dosja Rama-Aruma është vetëm një nga marrëveshjet e shumta mes qeverisë dhe krimit të organizuar. Në të njëjtën kohë që shqiptarët varfërohen, kështjellat e shpallura terroriste në SHBA, po pasurohen në Shqipëri me firmën e Edi Ramës.
Shqipëria nuk ka zhvillim për sa kohë qeveria është në shërbim të krimit.
Shqiptarët nuk kanë siguri e mirëqenie për sa kohë Edi Rama mbetet garant i pastrimit të parave të karteleve.
Edi Rama është përgjegjësi kryesor i kapjes së shtetit nga krimi.