Sulmohet me tritol gjatë natës, servisi i makinave në Fushë-Krujë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë, ku një servis makinash është sulmuar me tritol.

Denonimin e ka bërë i zoti i servisit i cili ka njoftuar policinë se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e biznesit.

‘Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes’, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi/ Policia Krujë  

Më datë 28.09.2025, shtetasi A. G, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, ka njoftuar se ka konstatuar të dëmtuar qepenin e servisit për automjete.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është dëmtuar me lëndë plasëse. Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.