VIDEO/ Barcelona triumfon me përmbysje ndaj Real Sociedad-it dhe rikthehet në krye të La Liga-s

Barcelona shënoi një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Real Sociedad në javën e 7-të të La Liga-s, duke u ngjitur sërish në krye të tabelës. Ndeshja nisi me avantazhin e mysafirëve, të cilët në minutën e 30-të kaluan në epërsi me golin e Odriozolas pas një kundërsulmi të shpejtë.

Barceloba - Real Sociedad 2-1

Pjesa e parë ishte e vështirë për katalanasit, për shkak të organizimit të fortë difensiv të Real Sociedad dhe ndërhyrjeve spektakolare të portierit Remiro, i cili shpëtoi disa raste të pastra për gol. Barcelona barazoi në fund të pjesës së parë me një goditje me kokë të Koundé-së nga një këndor i Rashford.

Në pjesën e dytë, Hansi Flick ndryshoi formacionin duke futur Dani Olmon për debutantin Dro, ndërsa rikthimi i Lamine Yamal në minutën e 58-të ndryshoi gjithçka. Yamal shërbeu topin për Lewandowski-n, i cili me një kokë shënoi golin vendimtar 2-1, duke vulosur triumfin dhe duke siguruar kryesimin për ‘Blaugranat’.

Real Sociedadi tentoi disa kundërsulme, por Barcelona kishte më shumë mundësi për të rritur avantazhin, përfshirë goditjet në shtyllë të Kubos dhe Lewandowski-t. Me këtë fitore, Barcelona thelloi diferencën ndaj rivalëve në LaLiga dhe mori një moral të madh për sfidën e ardhshme në Champions ndaj PSG-së.

Barcelona tregoi edhe një herë forcën e saj për të rikuperuar nga rezultatet negative dhe për të kontrolluar ndeshjet, duke mbajtur kryesimin si skuadra më e fortë e LaLigës.