Aksident në rrethrrotullimin e Cërrikut, plagosen 5 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë te rrethrrotullimin e Cërrikut, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacioneve të para, dy persona ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa ende nuk dihet numri i saktë i pasagjerëve që ndodheshin në mjetet e përfshira.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shpejtësia mbi normat e lejuara dhe lagështira në rrugë dyshohet të kenë qenë shkaqet kryesore të përplasjes.

Elbasan/ Informacion paraprak 

Në aksin rrugor "Elbasan–Cërrik", në fshatin Valas, automjeti me drejtues shtetasin B. V., 71 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. C., 29 vjeç. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve, si dhe tre pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin M. C. Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po vijon veprimet për përcaktimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.