'DASH rrëzon propagandën e Ramës', Boçi: Shqipëria, parajsë e krimit dhe korrupsionit nën drejtimin e një karteli kriminal!
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit ka tronditur skenën politike në vend, ndërsa deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boçi, ka reaguar në një postim në rrjetet sociale duke e cilësuar atë si një aktakuzë të plotë ndaj regjimit të Rilindjes.
Në një reagim publik, Boçi thekson se DASH nuk flet më me gjuhë diplomatike, por me fakte të pamohueshme: ekonomia shqiptare dominohet nga paratë e drogës, korrupsionit dhe kontrabandës.
Sipas tij, bëhet fjalë për një konstatim zyrtar të SHBA-së, që rrëzon çdo justifikim të qeverisë dhe e ekspozon vendin si një “parajsë të krimit të organizuar”, ku pushteti është shndërruar në një kartel politik-ekonomik nën drejtimin e Edi Ramës.
Boçi paralajmëron se raporti i DASH, Samiti i Arubës dhe deklaratat e përfaqësueses së Ambasadës Amerikane për goditjen e karteleve kriminale, vendosin gishtin mbi përgjegjësin kryesor të kësaj gjendjeje: qeverinë Rama.
“Paradat e Ramës në Bruksel nuk gënjejnë më askënd,” shkruan Boçi, duke shtuar se “kutia e Pandorës është hapur dhe pandorat e vogla do të shijojnë burgun, ndërsa udhëheqësi i tyre po përballet me fundin politik.”
Postimi i plotë:
ARUBA, AMBASADA dhe DASH-i që prin kopenë e akuzave
Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit është një aktakuzë e rëndë ndaj qeverisë shqiptare.
Ai nuk përdor formula diplomatike e të zbutura, por flet me një gjuhë të prerë e goditëse:
Ekonomia shqiptare dominohet nga paratë e drogës, korrupsionit, kontrabandës dhe evazionit fiskal.
Ky është perceptim por konstatim zyrtar i SHBA-së.
Raporti nuk le hapësirë për asnjë ekuivok.
Shqipëria drejtohet nga një qeveri kokë e këmbë e zhytur në krim e korrupsion.
Pasojat janë katastrofale!
-Pastrim parash
-Shpopullim galopant
-Vdekje e konkurrencës së lirë
-Ligje me porosi “strategjike”për biznese klienteliste dhe grupe kriminale “strategjike”
-Koncesione gllabëruese dhe korruptive
-Prokurime banditeske
-Ekonomi informale
-Varfërim për qytetarët
-Klimë e rënduar biznesi
-Humbje diversiteti investues
Thënë pa gjuhë diplomatike raportesh:
Shqipëria është një parajsë e krimit të organizuar transnacional i cili ka partner qeverinë-kartel Rama.
Samiti i ARUBAS, reagimet e të ngarkuarës me punë të Ambasadës së SHBA për porosinë TRUMP për zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare dhe tani raporti i Departamentit të shtetit vendosin gishtin mbi përgjegjësin e kësaj situate.
Paradat e Ramës në Bruksel nuk gënjejnë më askënd!
Kutia e Pandorës është hapur…
“Pandorat” e vogla të shijojnë burgun… duke parashikuar fundin e udhëheqësit të tyre.