FOTO/ Presidentja Osmani në pritjen e Presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Donald Trump në Nju Jork, ku ishin të pranishëm edhe liderë të tjerë botërorë.
‘Krah liderëve të tjerë botërorë, diskutime të rëndësishme në interes të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve tanë!’, ka deklaruar Osmani pas takimit.
Pjesëmarrja e Presidentes Osmani në këtë ngjarje vjen në kuadër të aktiviteteve të saj në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.