SYRI TV/ Raporti i DASH shkund qeverinë: Sipërmarrësit e huaj të kërcënuar! Paratë e drogës vranë konkurencën

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin per klimen e biznesit ne Shqipëri  ku evidenton shqetësimin që sipërmarrësit e huaj ngrenë për pastrimin e parave të drogës në Shqipëri dhe korrupsioni masiv në sistemin gjyqësor dhe prokurime publike.  Sipas DASH Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objektiva të zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale.

 

Nga SYRI TV


Ne ditën (27 shtator 2025) që në Shqipëri u ekzekutua në një atentat mafioz në Malesitë e Tepelenës një sipërmarrës italian, Departamenti Amerikan i Shtetit Publikoi raportin për klimën e investimeve në Shqipëri. 

Kryefjalë e raportit është shqetësimi që sipërmarrësit e huaj ngrenë për pastrimin e parave të drogës në Shqipëri dhe korrupsioni masiv në sistemin gjyqësor dhe prokurime publike. 

Në raportin e Departamentit Amerikanë të Shtetit theksohet se  Investitorët raportojnë se mund të jenë objektiva të zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale.

“Komuniteti i biznesit raporton se fluksi i madh i të ardhurave të paligjshme nga trafikimi i drogës, kontrabanda, evazioni fiskal dhe korrupsioni shtrembëron konkurrencën në treg. Investitorët raportojnë se mund të jenë objektiva të zhvatjes nga administrata publike, media dhe grupet kriminale.

Raportet për korrupsion në prokurimin qeveritar janë të zakonshme, me investitorët që shpesh raportojnë raste të korrupsionit qeveritar që vonojnë dhe parandalojnë investimet në Shqipëri.

Përdorimi i vazhdueshëm i kontratave të partneritetit publik-privat (PPP) ka zvogëluar mundësitë për konkurrencë, përfshirë nga investitorët e huaj, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë. Analiza e dobët dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme.

Disa investitorë amerikanë janë përballur me mosmarrëveshje tregtare të diskutueshme me subjekte publike dhe private, përfshirë disa që kanë shkuar në arbitrazh ndërkombëtar”

Në raport theksohet se klima për sipërmarrjen e huaj në Shqipëri është e rëndë dhe japin dhe aryset. 

 Megjithatë, investitorët e huaj vazhdojnë ta perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes. Ata përmendin sfidat e vazhdueshme për investimet dhe biznesin në Shqipëri për shkak të:
• korrupsionit në sektorin publik, gjyqësorin dhe prokurimet publike;
• konkurrencës së padrejtë dhe të shtrembëruar,
• një ekonomie të madhe informale,
• pastrimit të parave;
• ndryshimeve të shpeshta në legjislacionin fiskal;
• të drejtave të pronësisë; dhe
• zbatimit të dobët të kontratave. Emigrimi i fuqisë punëtore të re dhe të kualifikuar ka krijuar mungesa të fuqisë punëtore që ndikojnë në perspektivat e investimeve.

Edhe më herët DASH ka ngritur alarmin për pastrimin e parave të drogës kryesisht në sektorin e ndërtimit. Por kryeministri Edi Rama vijon të japë leke ndërtimi  dhe fton qytetarët të blejnë prona në një kohë që partnerët kanë sjelle prova për grupet kriminale që kanë hedhur miliarda euro në sektorin e ndërtimit.