SYRI TV/ Berat, zhvillohet festivali ballkanik i sazeve. Vathi Fejza, fituesi i çmimit ‘Laver Bariu’

Është organizuar në Berat edicioni i tretë i Festivalit Ballkanik të Sazeve "Laver Bariu". Për dy netë me radhë, instrumentistë të shumtë nga Shqipëria, Kosova e Greqia, kanë performuar në skenën e Pallatit të Kulturës "Margarita Tutulani" pjesë instrumentale, Kaba me klarinetê dhe këngë e valle të trevave të tyre. Në këtë festival kanë marrë pjesë 10 grupe instrumentale.

Kryetari i Shoqatës Kombëtare Folklorike të Sazeve, Niko Mihali ka theksuar se qëllimi i këtij aktiviteti është jo vetëm mbajtja gjallë e muzikës instrumentale të rallë të Laver Bariut por edhe angazhimi i instrumentistëve të rinj në përmirësimin e mënyrës së tyre të ekzekutimit.

Klarinetisti Bujar Pepa i Ansamblit të Myzeqesë duke pohuar se duhet të ketë mê shumë evente të kësaj natyre është shprehur se këtë trashëgimi imstrumetale duhet t'ja përcjellim edhe brezave të rinj.

Në përfundim të Festivalit juria e përbërë nga 5 instrumentistë i kanë dhënë çmimin e parë instrumentistit Vathi Fejza, nga grupi folklorik i qytetit të Belshit, ndërkohë që janë nderuar me çertifikata mirënjohjeje edhe 5 artistë të tjerë.