Bardhi akuza Belinda Ballukut: 6 projekte korruptive sa buxheti vjetor i Bashkisë Tiranë, SPAK i nënshtruar

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar me tone të forta kundër zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Me një postim në Facebook, Bardhi ka renditur akuzat ndaj saj, si përfshirje në projekte korruptive me vlera që sipas tij, barazohen me buxhetin vjetor të Bashkisë së Tiranës.

Bardhi u shpreh se vetëm në 6 projekte të hetuara, ‘vlera e vjedhjes arrin sa buxheti i plotë vjetor i Bashkisë së Tiranës’.

Ai akuzoi gjithashtu institucionin e SPAK për mosveprim, duke e konsideruar të nënshtruar ndaj presioneve politike.

Reagimi i Gazment Bardhit:

Ëndrrat dhe planet e Belinda Ballukut, që nuk përfshijnë ato të Ogertës, për mungesë hapësire në poster!

Vetëm në 6 projekte korruptive vlera e vjedhjes arrin sa Buxheti i plotë vjetor i Bashkisë së Tiranës. Ndërkohë me këtë CV të pasur vazhdon të ecë e qetë dhe e qeshur rrugëve të Tiranës, sa kohë ka nënshtruar me presion kriminal SPAK dhe prokurorët janë NËNSHTRUAR!

….Ëndrrat dhe planet vazhdojnë sigurisht për veten dhe fëmijët e tyre, ndërkohë që detyrojnë shqiptarët dhe fëmijët e tyre të braktisin të pashpresë Shqipërinë!