Dy javë para ndeshjes me Serbinë, Silvinjo dhe stafi i tij ndjekin derbin Tirana-Dinamo
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo ndodhej sot në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Ai ishte i shoqëruar nga ndihmësit e tij Ervin Bulku, Doriva dhe video analisti i Kombëtares, Alariko Rosi.
Ky i fundit është gjithashtu shefi i departamentit të analizës dhe skautimit.
Teksa nga ndeshja me Serbinë na ndajnë dy javë, trajneri ka vendosur të ndjekë edhe lojtarët e Superiores.