SYRI TV/ Diskriminimi e përçarja, mblidhet Kuvendit i Veriut në Mirditë: Politikat e Ramës i shërbejnë Serbisë

Politikat përçarëse të qeverisë Rama, dhe diskriminimi i veriut, sollën mbledhjen e Kuvendit të Veriut  në Miditë, me përfaqësues nga të gjithë trojet e diaspora. Në kuvend, u ngrit shqetësimi për mungesën e investimeve dhe përfaqësimin në veri dhe diskriminiminin që u bëhet. Të pranishmit akuzuan qeverinë se po ndjek politika që i shërbejnë veç Serbisë, dhe po detyron qyetarët të ikin jashtë vendit, ndërsa bën thirrje për drejtësi në shpërndarjen  e investimeve. Ata paralajmëruan se hap i rradhës do jetë mbledhja e Kuvendit Kombëtar

Nga SYRI TV
Diskriminimi i veirut dhe politika përçarëse e Edi Ramës ishin kryefjala në Kuvendin e Veriut të mbledhur këtë të shtunë në Mirditë, me përfaqësues nga të gjitha trojekt shqiptare dhe Diaspora. 

Përfaqësuesit në Kuvend,  ngritën shqetësimin për diskriminimin  që po i bëhet veriut të Shqipërisë, mungesës së investimeve në infrastrukturë.

Ata akuzuan qeverinë Rama se po i detyron shqiptarët të largohen nga vendi, dhe po sillet si armik e tradhëtar i kombit

Të pyetur nga  Syri Tv, përfaqësues  nga diaspora të ardhur dhe nga Londra e shtete të tjera, si dhe bashkëkombas nga qytete të tjera të Shqipërisë që ju bashkuan Kuvendit të Veriut në Mirditë, i bënë thirrje qeverisë të mos investojë në përçarjen e shqiptarëve se kjo politikë i shërben veç Greqisë e Serbisë, por të ketë drejtësi në shpërndarjen e investimeve

Hapi tjeter në rast mosreflektimi, pritet të jetë edhe mbledhja e kuvendit kombëtar.