SYRI TV/ E shkuara kriminale e Eqerem e Gazment Braçit, familjarët e Gramoz Ruçit e miqtë e Tërmet Peçit

Ngjarja që tronditi Tepelenën duket plotë mister, ndërsa policia ende nuk ka dalë me një version zyrtar për krimin e rëndë. Nga burime brenda grupit hetimor, është mësuar se për krimin janë shoqëruar disa persona, përfshi shoferin e biznesmenit Italian, Edoardo Sarchi si dhe babë e bir, Eqerem dhe Gazment Braçi. Këta dy të fundit, janë persona që kanë lidhje familjare me Gramoz Ruçin si dhe miqësi me deputetin socialist të Tepelenës, Tërmet Peçi. Gjithashtu Eqerem dhe Gazment Braçi janë emra të njohur për Policinë e Shtetit. 

Në 31 gusht të vitit 2019, familja Braçi u përfshi në një konflikt të rëndë në Fier, ku mbetën të plagosur disa persona. Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Levan, ku pas një sherri banal, Gazment Braçi dhunoi tre vëllezërit Zhapaj dhe një tjetër person. Më pas konflikti u zhvendos në spitalin e Fierit, ku Eqerem Braçi me të birin i kanë marrë armën një polici dhe qëlluan duke plagosur Aleksandër Zhapajn. 

Ngjarja e Levanit mbetet një nga aktet e rënda ku janë përfshirë familjarisht Eqerem Braçi dhe djemtë e tij, të cilët edhe pse u arrestuan u liruan vetëm pas pak kohësh nga drejtësia. Këto nuk është ngjarja e vetme ku janë përfshirë familja Braçi, që ka lidhje të forta familjare ish-deputetin socialist Gramos Ruçi. 

Në një postim në rrjetin social facebook, Lideri i Opozitës Sali Berisha ka publikuar një cv të gjatë kriminale të familjes Braçi, ku sipas qytetarit Dixhital, Eqerem Braçi dhe Gramoz Ruçi mbjellin sipërfaqe kanabisi në zonën e Salarisë. Eqerem Braçi gjithashtu, sipas denoncuesit, ka qenë edhe nëndrejtor i Ujësjëllesit të Tiranës pas vitit 2015 kur në krye të bashkisë erdhi Erion Veliaj.