I vetëm në shtëpi/ Flakët përpijnë banesën vdes i moshuari në Elbasan

Një banesë është përfshirë nga flakët ne fshatin Vidhas te Bashkise Elbasan dhe për pasojë një i moshuar  ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:45, ndërsa 78 vjeçari, Dalip Vercani, ishte vetëm në banesë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet zjarrfikëse dhe ambulanca me stafin mjekësor, të cilët kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë mjekësore. Por edhe pse ndërhyrja ishte mjaft e shpejté fatkeqësisht një i moshuar humbi jetën.

Zjarri dyshohet se ishte aksidental.

Elbasan/Informacion paraprak 

"Në fshatin Vidhas, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit D. V., 78 vjeç, i cili dyshohet se si pasojë e asfiksisë, ka humbur jetën. 

Grupi hetimor po punon për dokumentimin ligjor të rastit"