SYRI TV/ E moshuara nga Elbasani, apel për ndihmë: Jam mes katër rrugëve, nuk kam si jetoj

SYRI TV

Zaje Zeneli është një e moshuar nga fshati Zenelas në Elbasan, e cila sot nuk ka një shtëpi ku të fusë kokën, pasi është goditur dy herë nga fatkeqësia, njëherë nga tërmeti dhe herën e fundit shtëpia u dogj nga zjarret e rëna gjatë verës. Ajo shprehet se ka marrë premtive boshe nga institucionet, ndërsa thotë se nuk mund të qëndrojë më tek të afërmit e saj, dhe bën apel për zgjidhjen e problemit të saj sa më shpejt.

Zaje  Zeneli është një e moshuar nga fshati Zenelas  në Elbasan, e cila ka mbetur në qiell të hapur pasi shtëpia e saj  u dogj nga  zjarri i madh që preku për 3 ditë këtë njësi gjatë administrative gjatë muajit Gusht.

Zaja  tregon  se  shtëpia  e  saj  u  godit  2  herë  nga  fatkeqësitë  natyrore. Heren  e  parë  nga  tërmeti  i  rëne  1  vit  më  parë  dhe  herën e dytë  nga  zjarri.  E  deshperuar  ajo tregon  se    nga  demet  e  termetit  duhej  te merrte 8  milione  e  300 mije  leke,  por  nga  bashkia  ka  marrë  vetëm  1  milione lekë e sipas saj lekët  e  tjera  u  vodhën  dhe u shpërndanë  nga  anëtarët  e  komisionit

Ajo shprehet se kalvari i vuajtjeve të saj vijon që prej asaj kohe, e ka jetuar vetëm me shpresa e premtime nga ana e institucioneve të Bashkisë Gramsh. Apeli i saj është për një  nje shtëpi ku të fusë kokën, pasi nuk nuk mund të jetojë akona në shtëpitë e  familjarëve të saj .