Udhëheqësit ushtarakë të NATO-s takohen për të diskutuar shkeljet e hapësirës ajrore nga Rusia
Shefat e shtabeve të NATO-s u mblodhën në Riga të shtunën, për të biseduar mbi shkeljet e fundit të hapësirës ajrore nga forcat ruse.
"Sot, shpreh solidaritet të plotë dhe të qartë me të gjithë aleatët, hapësira ajrore e të cilëve është shkelur. Përgjigja e aleancës ka qenë e fuqishme dhe do të vazhdojë të forcohet", tha në fjalimin e tij të hapjes Admirali Giuseppe Cavo Dragone, kryetar i Komitetit Ushtarak të organizatës me 32 anëtarë.
“Këto akte janë të pamatura dhe përshkallëzuese dhe rrezikojnë jetë, dhe Rusia mban përgjegjësi të plotë për këto veprime”, tha Dragone.
Dragone përmendi ngjarjet historike, duke vënë në dukje se më 25 shtator 1939, avionët bombardues dhe zbulues sovjetikë kishin shkelur hapësirën ajrore të Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë, duke e përshkruar këtë si "sinjalin hapës të vendosmërisë së Moskës për të imponuar vullnetin e saj".
"Ky moment duhet të na prekë thellë sot," tha ai.
Në fjalimin e tij si mikpritës, Presidenti Letonez Edgars Rinkēvičs tha: "Prioriteti i menjëhershëm sot është qartësisht mbrojtja ajrore."
Ai shtoi: “Siç e kam theksuar tashmë, Rusia vazhdon një model provokimesh, së fundmi duke shkelur në mënyrë të pamatur hapësirën ajrore të Polonisë dhe Estonisë.”
Rinkēvičs bëri thirrje për një reagim të vazhdueshëm të fuqishëm që e transformoi policimin ajror të Balltikut në një mision të mbrojtjes ajrore të Balltikut me rregulla përkatëse të angazhimit.
Forcat ruse kanë kryer kohët e fundit një seri ndërhyrjesh potencialisht të rrezikshme në hapësirën ajrore të NATO-s mbi vendet baltike dhe Poloninë. Këto ndërhyrje janë lidhur me luftën e vazhdueshme në Ukrainë.
Komiteti Ushtarak i NATO-s këshillon vendet e NATO-s për çështje ushtarake. Një nga qëllimet e konferencës aktuale është zbatimi i vendimeve të marra në samitin e NATO-s në Hagë në fund të qershorit./ DPA News.